Tajlande, plagoset ne prite lideri i opozites

17/04/2009 09:30

Krijuesi i levizjes protestuese ne Tajlande, e njohur si “kemisheverdhet” dhe lideri i partise qe rrezoi nga pushteti kryeministrin Thaksin Shinauatra ne vitin 2006, eshte plagosur ne nje prite ne Bangkok.

Kreu i Aleances se Popullit per Demokracine, Sondhi Limthongkul eshte sulmuar oret e para te mengjesit nga dy persona te armatosur, ndersa kishte ndaluar ne nje pike karburanti me automjetin e tij.

Agresoret kane hapur zjarr, duke  plagosur edhe nje nga truprojat e tij dhe shoferin, qe ndodhet ne gjendje te rende. Limthongkul mori nje plumb ne krah dhe pas transportit ne spital u operua.

Burime spitalore konfirmuan se ai ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Top Channel