
Kryetari i opozites, i cili vijon turin e prezantimit te programit qeverises te PS-se, u ndal ne Elbasan, ku celi kapitullin e shendetesise.
Partia Socialiste po i meshon idese se krijimit te nje sistemi universal, shendetesor pasi sot gjysma e popullsise eshte e pambuluar me kete sherbim.
Shefi i socialisteve tha se mekanizmi i financimit do te sigurohet ne legjislacion organik te buxhetit me qellim qe te mos jete peng i buxhetit vjetor. Ajo qe i vjen ne ndihme kesaj ideje eshte krijimi nje fondi shendetesise. Zoti Rama preku dhe gjendjen e rende te spitaleve per shkak te mungeses se barnave
“Ajo qe ne do te bejme do te jete furnizimi i rregullt i spitaleve me barna duke ndryshuar rrenjesisht sistemin e prokurimeve dhe duke zgjeruar ne menyre te ndjeshme listen e barnave te rimbursueshme”, u shpreh Rama.
Nje nga problemet me te medha te partive politike eshte mbajtja e premtimeve, ndaj dhe kryetari i opozites eshte i shtrenguar qe here pas here te leshoje premtim per mbajtjen e premtimeve, nen moton premtojme ate qe mund te bejme dhe bejme ate qe premtojme.
Top Channel