Rama: Berisha te njohe krizen

17/04/2009 12:00

Kryetari i opozites Edi Rama deklaron se krizes ekonomike qe qeveria e reflektoi nje dite me pare me shkarkimin e drejtorit te doganave i eshte shtuar edhe kriza politike. (UPDATE)

Shefi i socialisteve shpjegoi se dalja nga kuvendi e opozites nuk eshte bojkot po nje veprim qe tenton te rrise nivelin e shqetesimit publik per deshtimin qe kercenon zgjedhjet pas refuzimit konstant, sipas tij, te kryeministrit per te hequr ate qe opozita e quan takse te votes.

“Ne kemi zgjidhje nese qeveria do vertet te beje zgjedhje. Ne e dime si zgjidhet kjo krize paaftesie e papergjegjshmerie, nese Sali Berisha nuk ka qellimin e mbrapshte te manipulimit te zgjedhjeve. Ne jemi gati te ulemi per ta zgjidhur kete nyje qe rrezikon te mbyse zgjedhjet, por jemi po ashtu gati te ngrihemi ne te gjithe Shqiperine nese ata qe e sollen procesin deri ne kete pike te hallit duan ta mbajne pushtetin pa zgjedhje te lira e te ndershme te standarteve euroatlantike”, u shpreh Rama.

Apeli i kryetari te opozites per shefin e qeverise eshte te degjoje kembanat e alarmit qe bien per te sepse eshte barra e pergjegjesise per te garantuar zgjedhjet duke garantuar voten e cdo qytetari.

Zoti Rama tha se mbi kryeministrin do te bjere e gjithe pergjegjesia historike per nje deshtim te zgjedhjeve qe sic tha ai askush nuk e deshiron.

Top Channel