Qeveria: Nuk ka karta falas

17/04/2009 15:00

Qeveria shqiptare deklaroi se nuk do te pranoje propozimin e opozites per t’i pajisur qytetaret me karta identiteti falas.

“Kjo eshte nje ide komuniste. Karta falas nuk ka”, u shpreh zevendesministri i Financave, Sherefedin Shehu.

Vetem per 750 mije qytetaret shqiptare qe aktualisht nuk kane pasaporta, kosto financiare e pajisjes se tyre me karta arrin deri ne 9 milione euro. Nga kjo shume qeveria do te perballoje 4 milione euro. Sipas Shehut, qeveria per te nxitur procesin ka lehtesuar edhe skemen e kompensimit.

“Tashme kompensimi do parapaguhet. Nuk do te pritet qe personat te shkojne dhe te paguajne leket me pare dhe me pas te marrin subvencionet”, u shpreh Shehu.

Pajisja e qytetareve me karta, kur duhen edhe dy muaj nga data e zgjedhjeve te pergjithshme, eshte shnderruar ne debat te nxehte politik.

Opozita thote se qytetaret nuk kane mundesi financiare per te paguar, ate qe ajo e quan taksa e votes, cka sipas saj rrezikon te hedhe ne ere procesin zgjedhor dhe besueshmerine e zgjedhjeve. Por qeveria duket e vendosur per te mos pranuar idene e kartave falas, duke paralajmeruar thellimin e metejshem te ketij konflikti politik.

Top Channel