Adolf Hitler, pervecse arkitekt i krimeve te tmerrshme te historise moderne te njerezimit, ka qene edhe piktor.

Dhe pikturat e tij do te dalin ne ankand ne Londer me 23 prill.

Organizatoret thane se nuk behet fjale per nje rehabilitim te diktatorit, pasi pikturat jane thjeshte pjese e historise.

Pikturat jane bere ne Vjene nga lideri nazist. Hitleri konkuroi ne Vjene ne nje shkolle arti, por nuk u pranua dhe me pas iu bashkua ushtrise dhe mori pjese ne Luften e Pare Boterore.

Pak kohe me pare 21 piktura te tij u shiten per 172 mije dollare.

Kesaj radhe punimet e tij jane me bojera vaji dhe uji, datojne nga viti 1908 deri ne 1914 dhe si motiv te perbashket kane paqen. Mese tyre eshte edhe nje autoportret me vlere 2235 dollare.

Top Channel