Patozi: PS, pretekste per te mos njohur sukseset
17/04/2009 20:30
Ne takimet paraelektorale ne komunat Novosele, Babice e Madhe, Komune Qender dhe Llakatund, nenkryetari i Partise Demokratike Astrit Patozi, njekohesisht kryetar i grupit parlamentar demokrat, reagoi per largimin nga Parlamenti te socialisteve.
Sipas tij, ceshtja e leternjoftimeve ishte thjesht nje pretekst per te mos pranuar nje proces qe po ecen normalisht.
Zoti Patozi deklaroi se Partia Demokratike i ka mbajtur premtimet e 2005-es dhe sot Shqiperia eshte anetare me te drejta te plota e NATO-s, MSA-ja ka hyre ne fuqi, pensionet jane rritur dhe ne mandatin e ardhshem, po sipas Astrit Patozit, shqiptaret do te levizin pa viza.
Top Channel