
Banore te Orikumit kane protesuar sot duke bllokuar per disa ore, heret ne mengjes uren qe lidh Vloren me qytetin e tyre.
Per kete arsye eshte pezulluar transporti qe lidh Vloren me disa fshatra dhe qytetin e Sarandes. Nxenesit e shkollave te fshatit per pasoje kane humbur oret e para te mesimit, por ashtu edhe punetoret e Pashalimanit jane paraqitur me vonese ne pune.
Banoret protestues kerkojne te marrin tokat si ish-punonjes te nderrmarjes bujqesore “Rinia”.
Behet fjale per rreth 450 hektare qe Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ka njohur te tjeter pronare. Megjithese ligji sipas banoreve i njeh ata si pronare stukturat shterore ende nuk iu kane dhene tapite e tokes.
Banoret shprehen se do te vazhdojne te protestojne dhe ne ditet ne vijim duke bllokuar dhe rrugen nacionale Orikum- Vlore , si dhe Orikum – Himare nese nuk do te zgjidhen kerkesat e tyre te cilat i jane bere me dije perpara disa ditesh edhe kryeministrit Berisha.
Top Channel