Nis loja me “Bashen”

17/04/2009 16:20

Gjyqtari Gjin Gjoni do te shqyrtoje ankesen e avokateve te Damir Fazllic per zgjatjen e afateve hetimore te kerkuar nga prokuroria deri ne daten 7 maj.

Biznesmeni serbo-boshnjak u ankua permes avokateve te tij per kohezgjatjen e hetimeve, qe nisen nga njesia task- force ne tetor te vitit te kaluar.

Dy prokuroret e ceshtjes Tan Rreshka dhe Besnik Cani kerkuan zgjatje te afateve edhe per nje muaj tjeter per shkak te leterporosive te derguara ne Zvicer dhe Qipro.

Por sapo prokuroret kerkuan kohe shtese deri ne fillim te majit, avokatet kane perdorur te njejten formule sikurse edhe ne rastin “Basha”, kur ju drejtuan gjykates se kryeqytetit duke ju ankuar asaj per zgjatjen e hetimeve edhe per nje muaj tjeter.

Meqenese ankesa e avokateve te Armand Telitit dhe Andi Tomes u mor parasysh nga gjykatesi Sokol Tona, cka solli me pas edhe pavlefshmeri te akteve proceduriale ne Gjykaten e Larte, ceshtja e afateve po perdoret si precedence edhe ne rastin Fazllic. Por duket se avokatet e Fazllic nuk jane te paret qe jane ndikuar nga ceshtja e dosjes Rreshen-Kalimash.

Ne gjykaten e Tiranes jane regjistruar nente ankesa te tjera per zgjatjen e afateve hetimore, ku bie ne sy emri i Adem Rrenges, ish-pergjegjes i Sektorit te Kontrollit ne degen e Tatim Paguesve VIP, ish avokati Artan Gjuzi dhe bashkepuntori i tij Ardi Agolli, te akuzuar per pajisje me viza false te shtetasve, Julian Hila dhe Gerald Bajrakrati te akuzuar per ceshtje droge.

Nga te dhenat e gjithe vitit 2008 rezulton se Gjykata e Tiranes per zgjatje afatesh ka dhene vetem nje vendim dhe ky eshte ceshtja Rreshen-Kalimash, nderkohe qe kater kerkesa te tjera ose jane zvarritur ose jane pushuar nga ana e gjykatesve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta