Ndoka: Ne jemi ndryshimi

17/04/2009 22:45

Partia Demokristiane hapi fushaten elektorale si dhe prezantoi kandidatet per deputete per qarkun e Tiranes per zgjedhjet e 28 qershorit.

Kryetari i PDK-se, Nard Ndoka u beri thirrje qytetareve te votojne perfaqesuesit e kesaj partie.

“Shqiptaret ne keto zgjedhje nuk do te jene te detyruar per te zgjedhur te keqen me te vogel mes PD-se dhe PS-se te cilat kane monopolin e vjedhjes. PDK do te fitoje se bashku me aleatet e saj te Polit te Lirise. Besmin e votuesve shqiptare do ta shnderrojme ne vlera politike dhe standarde jetese”, eshte shprehur Ndoka.

Partia Demokristiane Shqiptare ne keto zgjedhje mbeshtetet nga Unioni Demokristian Italian te cilet do te menaxhojne fushaten e PDK-se.

Ne ceremonine e hapjes se fushates merrnin pjese kryetari i grupit parlamentar te Unionit Demokristian ne parlamentin italian Gian Marco Quadrini dhe presidenti i asamblese se ketij unioni Bruno Ferrari.

Top Channel