Lushnje, aksident rrugor, humb jeten i moshuari

17/04/2009 13:15

Nje 58-vjecar qe udhetonte me motociklete ne rrugen Lushnje-Fier gjeti vdekjen paraditen e se premtes, per shkak te nje aksidenti rrugor.

Sokrat Gjini u perplas ne vendin e quajtur ‘pushimi i shoferit’ ne Lushnje, nga nje foristrade me targa te Kosoves. Sipas policise, Sokrat Gjini nga fshati Kemishtaj teksa perpiqej te kalonte nga njeri krah ne tjetrin i preu rrugen mjetit fuoristrade.

Levizja ka qene e shpejte dhe pa asnje mundesi ndalimi per drejtuesin e makines. Policia e mberritur ne vendin e ngjarjes tha se shkak per aksidentin ka qene vete viktima. Ne vendin ku ndodhi aksidenti i se premtes jane shenuar edhe shume te tjere me pare. Ndaj pikerisht per kete arsye banoret kerkojne qe te ndertohet nje mbikalim.

Top Channel