
Edhe pse me pak se heret e tjera emigrantet nuk ka munguar te kthehen serish prane familjeve te tyre per te festuar se bashku Pashket.
Ne piken kufitare te Kapshtices ne Korce, autoritetet thone se fluksi i te ardhurve eshte dyfishuar krahasuar me ditet e tjera duke arritur ne 9000 mije vete dhe rreth 1000 automjete. Pala shqiptare ka rritur numrin e sporteleve ne kete pike doganore ne pese, ndersa pala greke tre sportele duke bere te mundur qe per momentin te mos kete radhe te gjata.
Edhe ne doganen e Kakavijes ne Gjirokaster eshte verejtur rritje fluksi i te ardhurve. Dje nga kjo dogane kane hyre per ne Shqiperi mbi 10 mije vete.
Autoritetet thane se ata kane rritur deri ne 8 numrin e sporteleve pasi presin fluks te madhe ne ditet ne vijim. Dje ne Kakavije vetem per tre ore kane kaluar mbi 5900 persona, shumica derrmuese e tyre emigrante ne Greqi.
Autoritetet ne te dyja pikat kufitare tokesore ne kufi me Greqine ne Kapshtice dhe Kakavije thone se eshte ende shpejt per te pare, se si do te jete ecuria e fluksit te te ardhurve.
Pritej qe kriza nderkombetare te kufizonte levizjet e emigranteve. Ne fshatrat e Gjirokastres, me shumice ortodokse dhe ku numri i atyre qe kane emigruar ne Greqi eshte i larte, banoret thone se kane nisur pergatitjet per festen e Pashkeve dhe se po presin kthimin edhe te familjareve te tyre. Kete vit emigrantet e kthyer kane qene me te pakte ne numer. Por sipas, tyre kjo nuk ka ndodhur per shkak te krizes, por kane qene kryesisht arsyet personale ato qe kane penguar kthimin e emigrantet prane familjeve ne kete fundjave feste.
Top Channel