Korce, Blushi: Qyteti me i varfer se kurre

17/04/2009 20:10

Deputeti socialist Ben Blushi premtoi ne Korce se programi i Partise Socialiste kur ajo te vije ne pushtet do te fokusohet te punesimi.

Blushi ka vleresuar se sot Korca, ku eshte zgjedhur dhe deputet ministri i Financave, eshte me e varfer se 4 vjet me pare.

“Ne kete lagje ne vitin 2005 eshte zgjedhur deputet ministri i Financave, qe del ne televizion dhe krekoset per gjoja sukseset e qeverise. Pavaresisht premtimeve ne vitin 2005, sot ne Korce nje ne tre burra eshte i papune, nje ne dy gra eshte e papune, nje ne dy femije rrezikon te mos shkoje ne shkolle dhe nje ne dy biznese po falimenton”, ka deklaruar Blushi.  

Top Channel