Infermieret e rinj, stazh deri ne 6 muaj

17/04/2009 08:30

Infermieret e rinj, te cilet sapo mbarojne shkollen, nuk mund te nisin pune pa kaluar edhe periudhen e stazhit.
Sipas Urdhrit te Infermiereve eshte menduar qe periudha e stazhit te jete nga 3 deri ne 6 muaj.

Rreth 30% e gjithe infermiereve jane me arsim te larte, ndersa synohet qe i gjithe sherbimi te kaloje ne nivel universitar. Pjesa tjeter e infermiereve eshte me kurs te mesem, apo kurse mbi arsimin e mesem. Ne te gjithe vendin numerohen rreth 12 mije infermiere.

Dalja ne profesion te lire e infermierit, qe eshte dhe nje nga detyrimet qe rrjedhin nga zbatimi i Marreveshjes se Stabilizim Asociimit ne fushen e shendetesise, eshte nje nga drejtimet e punes se Urdhrit te Infermiereve te Shqiperise.  
 

Top Channel