Demokristianet italiane mbeshtesin PDK-ne

17/04/2009 23:20

Partia Demokristiane Shqiptare ne keto zgjedhje mbeshtetet nga Unioni Demokristian Italian te cilet do te menaxhojne fushaten e PDK-se.

Ne ceremonine e hapjes se fushates merrnin pjese kryetari i grupit parlamentar te Unionit Demokristian ne parlamentin italian, Gianmarco Quadrini dhe presidenti i asamblese se ketij unioni Bruno Ferrari.

“Besoj se nis sot nje gare e veshtire per Partine Demokristiane Shqiptare, pasi nis qe ne fillim me penalizime te dy partive te medha. Por une jam i bindur qe flamuri i vlerave te demokristianeve qe cmojne qyteterimin dhe bejne te rritet demokracia, do te kete sukses. Edhe ne ne Itali jemi parti e re ne rritje dhe gjendemi te braktisur nga dy partite e medha, por me rezultatin e mire te zgjedhjeve te kaluara arritem qe te perfaqesohemi ne parlament”, eshte shprehur Quadrini ne nje interviste per Top Channel.

Ndersa Ferrari theksoi se PDK-ja duhet te sjelle ne parlamentin shqiptar vlerat kristiane.

“Une besoj se nje parti demokristiane e vendosur ne mes te dy partive te medha, pavaresisht tradites se krijuar deri tani, duhet megjithate te sjelle ne parlament vlerat kristiane dhe interesat e vlerat e popullit shqiptar. Me ben pershtypje qe ne Shqiperi ne qeverine aktuale nuk ka nje minister qe te perfaqesoje katoliket, por besoj qe ne zgjdhjet e qershorit do te arrijne te perfaqesohen”, tha Ferrari.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta