
Perpara se te nisej per nje vizite ne Kine, kryeministri Sali Berisha inauguroi nje shkolle 9-vjecare ne fshatin Rade, pjese e komunes se Maminasit.
Sipas kryeministri Berisha ky investim prej 30 milione eurosh eshte nje fakt se qeveria e tij i ka mbajtur premtimet perpara qytetareve.
“Jemi te vendosur qe asnje femije te mos mbetet pa shkolle te mesme pasi perfundon 9-vjecaren”, u shpreh Berisha.
Per kreun e qeverise, rindertimi i 1012 shkollave te reja, dyfishimi i pagave te mesuesve me 1 Maj, ndertimi i rrugeve te reja kombetare dhe rurale, anetaresimi i vendit ne NATO, jane fakte se vendi po ndryshon dhe po shkon ne drejtimin e duhur.
Sipas liderit te demokrateve mbajtja e premtimeve eshte baza me e forte per te kerkuar besimin per nje mandat te dyte qeverises.
Top Channel