Withers: Jam admirues i shqiptareve dhe Shqiperise

16/04/2009 21:50

Ambasadoti i SHBA-se ne Tirane, John Withers ka deklaruar ne “Top Story” se Shqiperia ka bere hapa para ne tre drejtime dhe kjo ka qene arsyeja qe u pranua me te drejta te plota ne NATO.

“Mendoj se ka tre fusha shume te rendesishme. Fusha e pare jane reformat ushtarake dhe modernizimi i ushtrise qe te behej e nderveprueshme me standartet e NATO-s, fusha e dyte eshte fusha ekonomike pasi Shqiperia jetoi ne nje regjim komunist qe kishte mekanizma te perqendruar ekonomike qe e demtuan shume kete vend. Fusha e trete ka qene fusha e refrmave demokratike, pra krijimi i nje sistemi qeverisjeje me te cilin qeveria degjon vullnetin e qytetareve te vendit. Pa keto elemente, hyrja e Shqiperise ne NATO nuk do te kishte qene e mundur”, theksoi Withers.

Ne vijim, ambasadori vuri theksin ne reformen e drejtesise, duke thene se reforma ne gjyqesor eshte nje element rrenjesor per evoluimin e situates se Shqiperise. Duke iu pergjigjur pyetjes se gazetarit Sokol Balla per gjendjen aktuale te vendit, Withers nuk kurseu levdatat per popullin shqiptar dhe shpirtin e madh qe perfaqeson ky popull.

“Jam nje admirues i popullit shqitar dhe i ketij vendi. Jeni nje vend qe ka perjetuar vuajtje gjate gjithe historise se tij te gjate. Ka kaluar nje periudhe te erret ne komunizen por perseri vlerat dhe idealet nuk u zhduken, pavaresisht zhvillimeve negative. Kur une shikoj kete Shqiperi jam optimist per te ardhmen. Dua te them qe une shikoj tek ata shqiptare qe njoh se punojne shume dhe dite per dite qe te permiresojne kushtet e jeteses se familjeve te tyre dhe permes perkushtimit te tyre ndaj ketij vendi, duan te krijojne mundesi integrimi per femijet e tyre qe ne sot vetem mund t’i imagjinojme”, shprehet Withers.

Withers vuri theksin edhe ne rendesine e zgjedhjeve, duke theksuar se cdo qytetar para kutise se votimit duhet te ndihet i barabarte.

Top Channel