Tepelene, pranga trafikantit te qenieve njerezore

16/04/2009 18:25

Taulant Ballia nga fshati Mamaj i Tepelenes eshte arrestuar ne flagrance nga sherbimet e sektorit kunder krimit te organizuar ne Drejtorine e Policise se qarkut Gjirokaster, ne afersi te fshatit Kakavije, prane kufirit me Greqine.

Sipas policise, ne momentin e arrestimit ai ka qene duke shoqeruar nje femer se bashku me femijen e saj te vogel, te cilet do t’i ndihmonte per te kaluar kufirin e gjelber ne menyre te paligjshme kundrejt fitimit nga 800 euro per shtetasen dhe 400 euro per femijen.

Se bashku me Ballian ka qene dhe nje shtetas i cili i ka shpetuar kapjes se policise. Ai dyshohet si organizatori i trafikut.

Per arsye hetimore identiteti i ketij personi nuk eshte bere i ditur. Ai eshte shpallur ne kerkim nga uniformat blu.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta