
Partia Socialiste i ben thirrje mazhorances qe te heqe taksen e votes per te mos u mohuar qytetareve te drejten per te marre pjese ne zgjedhje.
“Taksa mbi voten eshte nje zgjidhje e cunguar qe nuk i sherben procesit”, u shpreh kryetarja e grupit kuvendor socialist, Valentina Leskaj.
Sipas saj qeveria po kerkon te qendroje ne pushtet duke mbajtur shqiptaret larg kutive te votimit.
Pas deklarates se Leskajt ne sallen e kuvendit, opozita ka braktisur seancen ne shenje proteste.
Opozita eshte e bindur ne plotesimin e kerkesave te saj per pajisjen falas per kategori te caktuar me karta identiteti.
Ky ka qene qendrimi edhe pas publikimit te skemes se re nga ana e kryeministrit Sali Berisha, per lehtesimin e disa kategorive.
Nderkohe ministri i Brendshem, Bujar Nishani mori fjalen, duke vleresuar ecurine e mbare te procesit te pajisjes se qyterareve me kartat e identitetit. “Ne te gjithe qytetet procesi i aplikimit po ecen normalisht dhe deri tani 500 mije qytetare kane aplikuar”, u shpreh Nishani.
Ministri permendi edhe njehere kategorite qe do te kene lehtesira, ndersa u beri thirrje votuesve qe te aplikojne per dokumentat e reja te identitetit.
Top Channel