RENEA kerkon armen ne Lane

16/04/2009 13:45

Polumbaret e Policise se Shtetit kane kryer operacione ne lumin e Lanes, mengjesin e se enjtes duke kerkuar armen e krimit, te nje vrasjeje te ndodhur pak kohe me pare ne kryeqytet.

Kerkimet e forcave RENEA kane zgjatur per disa ore, pa sjelle ndonje rezultat. Fatmir Avdillari, ishte arrestuar mesditen e se merkuren nga forcat e policise se Tiranes, ndersa kishte ekzekutuar 37-vjecarin Ardian Tahiri, per motive te hakmarrjes.

Gjate rrefimit ne polici Avdillari, tha sae pistoleten me te cilen kishte kryer krimin e kishte hedhur ne Lane, pikerisht ne afersi te ures te lagjes Selite e Re.

Pak minuta pasi kishte kryer vrasjen Avdillari, i njohur edhe pse pseudoinimin Xubi, e kishte hedhur armen dhe ishte drejtuar ne banesen e tij. Avdillari i tha policise se vrasjen e kreu pasi dyshonte se viktima e tij i kishte vrare te vellane ne Greqi nje vit me pare.

Gjetja e armes se krimit do te dergonte me prova te pakontestueshme drejt gjykimit, Avdillarin, i cili e ka pranuar krimin, por ka te ngjare te mos kete rrefyer te verteteten ne lidhje me armen. 

35-vjecari rom, vjen nga familja Avdillareve me banim ne Selite, e perfshire qe pas viteve 1997, ne nje sere aktivitetesh kriminale, mes te cilave edhe nje prej vrasjeje te biznesmenit italian Stefano Rosi disa vjet me pare ne kryeqytet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB