
Kryetari i opozites Edi Rama ne vijim te turit te prezantimit te programit qeverises te PS, ka folur mbi problematiken serioze te ndarjes se njerezve dhe vendosjes se tyre nga forcat politike perballe njeri-tjetrit.
Kete formulim zoti Rama e beri pikerisht ne nje nga zonat qe vuan nga nje ndarje e tille qe prej 18 viteve, ne komunen e Lazaratit, ku epersia e politikes ka dominuar mbi njerezit e thjeshte qe duan te jetojne me pune.
“Kjo politike e vjeter qe ka nxitur deri ne fshatin me te larget ndasine dhe sherrin, ka vepruar keshtu sepse ka qene e paafte te lexoje hallet e njerezve. Ka qene e paafte te lexoje Shqiperine e njerezve te ndershem”, ka pohuar Rama.
Zoti Rama tha se pas 28 qershorit PS do te perqendrohet tek politika e punesimit dhe shtoi se brenda mandatit te pare do te nxirren nga skema e varferise gjysma e familjeve te verfera dhe do te punesohen.
Sipas tij, qeverite deri tani kane nxitur vegjetimin dhe jo punesimin dhe se skema e lemoshes nuk mund te pranohet me.
“Njerezve u duhet me shume sesa cfare u jep shteti ne formen e ndihmes ekonomike dhe sot Shqiperia ka nje varferi qe shkon pertej 40% dhe nje papunesi shume me te madhe nga sa deklarohet”, ka theksuar Rama.
Ne nje nga zonat ku emigracioni eshte i larte, kryesisht drejt Greqise dhe Italise, zoti Rama leshoi kete premtim:
“Brenda mandatit tone qeverises ne do lidhim marredhenie reciproke me Italine dhe Greqine per punesimin”. Kryetari i PS tha se qeverisja e socialisteve synon reforme ne qeverisje per te permiresuar nivelin e jeteses se shqiptareve.
Top Channel