
Prokuroria ka kerkuar 42 vjet burg ne total dhe rreth 4 milione leke gjobe per nente persona te akuzuar si trafikante qe dergonin klandestine ne Greqi, mes te cileve edhe i pandehuri qe njihej si prifti i Karavastase.
Gjate pretences se dhene para gjyqtarit Fehmi Petku, prokurori tha se te pandehurit akuzohen per favorizim te kalimit te paligjshem ne kufi, korrupsion dhe falsifikim te dokumentave dhe vulave, pasi mes tyre ka edhe ish-oficere policie, me detyre kontrollore ne piken e Kapshtices.
Prokurori kerkoi 5 vjet burg dhe 6 milione leke gjobe por edhe pezullim me kusht per 3 vjet nga detyra e Mihal Shulit, i njohur si prifti i Karavastase ne Lushnje.
Nderkohe qe per te pandehurin Ilia Cipi kerkoi 6,5 vjet burg, Altin Qatipin 5 vjet burg, Rajmond Duro 3 vjet burg, Artur Nikollen 5 vjet burg Edmond Torcilla 5 vjet burg e Manol Xhamia 5 vjet burg.
Te pandehurit u arrestuan gjate operacionit “korridori i lire”, pas hetimeve disa mujore te task force. Prokurori tha se prifiti i Karavastase mblidhte klandestine ne zonen e tij dhe nepermjet shofereve i transportonte drejt Kapshtices, ndersa aty ata kalonin kufirin me ndihmen e policeve.
Top Channel