
Kreu i policise se shtetit, Ahmet Premci, ka kerkuar nga uniformat blu qe te respektojne ligjin gjate procesit zgjedhor.
Ai eshte shprehur i prere ne Vlore, ne nje takim me drejtoret e Policise se Qarqeve Vlore, Fier, Berat, Gjirokaster, Korce, shefat e Rendit dhe Sigurise Publike, shefat e komisariateve, si dhe me drejtoret rajonale te kufirit.
Qellimi i takimit ishte dhenia e disa porosive ne lidhje me rolin e Policise se Shtetit para, gjate dhe ne perfundim te procesit zgjedhor, si dhe per plan-veprimin e miratuar se fundi ne lidhje me marrjen e masave per te parandaluar kultivimin e bimeve narkotike.
Premçi eshte ndalur ne rolin e policise ne zgjedhje, ku theksoi me force qe policia te zbatoje vetem ligjin dhe jo te behet pale me ndonje subjekt politik. “Punonjesi i policise, ne rast se zbaton ligjin, te mos kete frike nga deklaratat politike. Çdo implikim i punonjesit te policise ne procesin zgjedhor do te jete kthim mbrapa”, theksoi drejtori i pergjithshem.
Top Channel