Kartat, PS lajmeron protesta

16/04/2009 15:25

Partia Socialiste forcon betejen politike ne perpjekje per te permbushur kerkesen e saj qe cdo shtetas shqiptar qe ka te drejte vote dhe qe nuk zoteron pashaporte, te marre falas karten e identitetit. (UPDATE)

Duke lajmeruar se procesi eshte me ne rrezik se asnjehere tjeter, socialistet thone se gjendja eshte alarmante. PS, shkon disi me larg se konstatimet e deritanishme, duke iu drejtuar njerezve te mbrojne demokracine

“PS do te pershkallezoje shprehjen e refuzimit te ketij procesi tani te deshtuar dhe te kompromentuar nga qeveria. Njerezit te pergatiten shpirterisht ta perballojne me rezistence paqesore”, u shpreh Islami.

PS gjithashtu thote se tre muaj pas fillimit te aplikimit, rrjeti i stacioneve te aplikimit nuk eshte shtrire ne te gjithe vendin, se ritmet jane ne renie, se komsioni ad hoc, i kuvendit eshte bllokuar sic tha zyrtari i selise roze Islami per shkak te paaftesise se qeverise.

Per keto motive, PS paralajmeron se nuk do te kete zgjedhje nese qofte edhe nje shqiptar nuk arrin te votoje per shkak te takses se votes.

Deklarata e sotme e PS arrin nje kulm te ri ne raportet mes maxhorances dhe opozites. Forcimi i toneve nga ana e socialisteve dhe paralajmerimi per protesta paqesore ne te gjithe vendin eshte fillimi i nje kthese te rendesishme qe mund te shoqerohet me te papritura ne skenen politike shqiptare.

Top Channel