
Opozita ka lene seancen e Kuvendit ne shenje proteste ndaj asaj qe e quajti cenim te se drejtes se votes te shqiptareve. (UPDATE)
Kryetarja e grupit socialist Valentina Leskaj akuzoi qeverine se qindra e mijera shqiptare nuk do te mund te votojne ne zgjedhjet e qershorit per shkak te asaj qe ajo e quajti takse e votes.
“Taksa e votes qe ju keni vendosur po le jashte votimi qindra e mijera shqiptare e nderkohe po provokon opoziten pertej kufijve te durimit. Ne kerkojme as me pak e as shume ate qe kemi kerkuar edhe me pare, hiqni taksen e votes, hiqni barrierat qe pengojne shqiptaret per te ushtruar te drejten e votes. Persa kohe keto te zgjidhen, ne do te dalinm nga Parlamenti”, u shpreh Leskaj, e cila bashke me grupin e deputeteve opozitare la sallen e kuvendit.
Menjehere ka marre fjalen ministri Bujar Nishani, i cili theksoi se te gjitha pretendimet per nje rrezik te sajuar nga ana e opozites ne lidhje me pajisjet e qytetareve me leternjoftimet elektronike, jane nje spekulim dhe nje loje politike.
“Deri para dy ditesh mund t’ju informoj se kane aplikuar ne rang vendi me shume se gjysem milione qytetare per leternjoftimet elektronike. Deri ne fund te muajit maj eshte e mundur te pajisen 1.56 milione qytetare shqiptare me leternjoftime. Pra te gjitha kapacitet jane dhe po shfrytezohen”, beri te ditur Nishani.
Nenkryetari i Kuvendit Neritan Ceka, e cilesoi veprimin e opozites si nje alibi per humbjen sipas te zgjedhjeve te 28 qershorit. Anetar aktiv i opozites deri pak kohe me pare me partine e tij Aleanca Demokratike, zoti Ceka deshmoi rikonvertimin e tij djathtas, me akuzat direkte ndaj Edi Rames:
“Rama i ka dhene 40 leje ndertimi vetem Delijorgjit, imagjinoni qe per cdo leje sa ka a marre, te jape nje pjese te ketyre parave per anetaret e Partise Socialiste qe dalin demostrojne”, u shpreh Ceka.
Edhe Edi Paloka qe e mori fjalen me pas, u tregua mjaft i ashper me kryetarin e opozites Edi Rama, por duke e akuzuar ate ne cilesine e kryetarit te Bashkise se Tiranes.
“Eshte ky njeriu qe qan perdite per te varferit e Tiranes qe nuk paguakan dot 2 mije leke te vjetra, brenda te njejtes dite fut ne xhepin e tij te pakten 2 milione euro”, tha Paloka.
Deputeti Paloka premtoi se nje grup deputetesh do te paraqesin se shpejti ne Kuvend kerkesen per nje komision te ri hetimor parlamentar kunder zotit Rama.
Top Channel