Kandidimi, Brukseli: Jemi ne dijeni te aplikimit

16/04/2009 19:35

Qeveria shqiptare eshte konsultuar me Komisionin dhe presidencen ceke te Bashkimit Europian mbi daten e aplikimit per statusin e kandidatit.

“Persa i takon Komisionit, ne jemi ne kontakte te rregullta me vendet potencialisht kandidate te tilla si Shqiperia dhe ne kete kontekst, ceshtja e ndonje aplikimi te mundshem eshte diskutuar disa here gjate muajve te kaluar, por i takon presidences Ceke te bjere dakort per te fiksuar nje date per dorezimin e aplikimit”, ka deklaruar zedhenesja e KE Cristina Nagy.

Burime jozyrtare prane presidences ceke te Bashkimit Europian bejne te ditur se jane ne dijeni qe kryeministri Sali Berisha do te dorezoje ne 28 prill ne Prage aplikimin e Shqiperise per statusin kandidat.

Ndersa Praga eshte shprehur pro nismes se Shqiperise per te hedhur kete hap ne fund te mandatit te presidences Ceke te BE, Komisioni duket me i vendosur kunder ketij aplikimi.

Pas deklarates se komisionerit Rehn 2 jave me pare, se do te ishte mire qe Shqiperia te aplikonte pas mbajtjes se zgjedhjeve te pergjithshme, zedhenesja e tij, Kristina Nagy perserit se ecuria e zgjedhjeve te qershorit mbetet kyc per vleresimin e aplikimit per statusin kandidat.

“Sic jemi shprehur gjithnje, zbatimi i suksesshem i reformave kyce, ne vecanti ato per shtetin ligjor dhe funksionimin demokratik te institucioneve, perbejne elementin kryesor qe Bashkimi Europian te konsideroje ndonje aplikim te mundeshem per anetaresim. Ne vecanti zgjedhjet parlamentare te Shqiperise, qe mbahen ne fund te qershorit, do te jene test madhor per demokracine e Shqiperise. Kjo eshte ajo cfare kemi thene deri tani dhe ky eshte pozicioni i prere i komisionit, por mund te shtoj se dorezimi i aplikimit per anetaresim ne BE eshte sigurisht nje hap i rendesishem. Gjithsesi, eshte po ashtu e rendesishme qe ky hap te ndiqet nga vendimi i Keshillit Europian per t’i kerkuar Komisionit pergatitjen e opinionit mbi meritat e ketij aplikimi”, ka theksuar Nagy.

Nese mbarevajtja e zgjedhjeve te qershorit deshton, vendi rrezikon te marre nje opinion negativ nga Komisioni Europian dhe do te duhej kohe qe kjo dosje te nxirrej nga sirtari i burokracise europiane.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta