
Ne nje kohe, kur bota po perballet me krizen me te ashper ekonomike qe nga Lufta e Dyte Boterore, Instituti i Statistikave deklaron se ekonomia shqiptare ka pershpejtuar ritmet e rritjes duke sfiduar edhe vende qe konsiderohen si lokomotivat boterore te zhvillimit si Kina.
“Rritja vjetore ne te dhenat 2008 bazuar ne te dhenat tremujore ka qene 8 per qind krahasuar me vitin 2007”, u shpreh Gjergji Mano, drejtor i Drejtorise se Llogaritjeve Kombetare.
Sipas INSTAT ekonomia ka ruajtur ritme te larta rritjeje edhe ne tremujorin e fundit, te vitit te kaluar, kohe kur kriza globale ishte shfaqur e plote ne gjithe boten.
“Rritja ekonomike e tremujorit te katert krahasuar me te njetin tremujor per vitin 2007 eshte 8.6 per qind, ku perseri efektin me te madh e kane dhene deget e postetelekomunikacionit, sherbimet dhe ndertimet”, u shpreh Mano.
Shifra e publikuar nga INSTAT per rritjen ekonomike te vitit 2008 eshte me e larta ne 15 vitet e fundit, ku ekonomia shqiptare eshte rritur ne kufijte 5 deri ne 6 per qind.
Top Channel