Doganat, Endri Pema, ne krye te drejtorise

16/04/2009 14:40

Qeveria emeron Endri Pemen, ne postin e drejtorit te ri te Doganave, ne vend te Perparim Dervishit i shkarkuar me vendim te kryeministrit mbremjen e kaluar.

Prezantimi i kreut te ri te Doganave u be nga zevendesministri i Financave, Florion Mima. Sipas numrit dy te Financave ne kete sektor te rendesishem nuk u plotesuan objektivat.

Vete ish-drejtori i Doganave, Perparim Dervishi theksoi se ndryshimet jane te mirepritura, ndersa vleresoi reformat e kryera gjate kohes qe ai qendroi ne krye te kesaj drejtorie.

Berisha shkarkon Dervishin

Kryeministri Berisha ka shkarkuar dje ne mbremje nga detyra Drejtorin e Pergjithshem te Doganave Perparim Dervishi. Shkarkimi i Dervishit eshte bere me propozim te ministrit te Financave, Ridvan Bode.

Burime per Top Channel thane se motivi i largimit te tij nga detyra ishte per shkak te deficit te madh te krijuar nga mbledhja e te ardhurave ne tre mujorin e pare te  ketij viti.

Perparimi Dervishi e ka marre detyren ne vitin 2005, menjehere pas ardhjes ne puhstet te koalicionit te djathte. Dervishi ka qene nje nga drejtoret me jete gjate ne krye te doganave. Por gjate qendrimit te tij ne kete post doganat kane mundur  pergjithesisht te realizojne planin e mbledhjes se te ardhurave, por jo pak here jane krijuara konflikte  me te shkarkuarit nga puna, permbarimin apo dhe inspketoriatin e gaziot dhe te naftes.

Se fundimi doganat paten renie te treguesve duke krijuara nje rezultata te dukshem me negative se sa vitet e tjera.
 
Shtate doganiare kane rene ne pranga gjate nje operacioni te policise ne Tirane dhe ne Shkoder. Doganieret akuzohen per korrupsion, pasi ne bashkepunim kane kaluar ne kufi dhe rregjistruar e pajisur me targa autiomjete luksoze qe dyshohet se jane te vjedhura.

 

Top Channel