Berisha: Rruge qe shkurton distancen Tirane-Elbasan

16/04/2009 15:45

Kryeministri Sali Berisha, duke inauguruar rrugen prej 14 kilometrash, qe lidh Farken me komunen e Baldushkut, deklaroi se shume shpejt do te nise ndertimi i nje rruge te re qe shkurton me 20 kilometra distancen mes Tiranes dhe Elbasanit.

“Fill pas kesaj do te nise ndertimi per rrugen Baldushk-Paper dhe do te kompletojme nje aks te ri rrugor midis Tiranes dhe Elbasanit”, u shpreh Berisha.

Kreu i qeverise sqaroi se ky eshte nje projekt kombetar, qe nuk ka lidhje me inisiativat e tjera private dhe behet per te shkurtuar distancat dhe per te pershpejtuar zhvillimin.

Me banoret e Baldukshkut, ku permendi 1.6 miliarde dollare investime ne fshat gjate 4 vjeteve, kryeministri Berisha sulmoi nje prej pikave te programit te ri Partise Socialiste.

“Ne keto zgjedhje ne shkojme te kthjellet te bindur se cdo vote majtas eshte mbrapa”, u shpreh Berisha.

Duke u bere bere thirrje qytetareve te pajisen me dokumentat e reja te identitetit, kreu i qeverise kerkoi besimin e votuesve ne zgjedhje.

Top Channel