“Mosha e internetit”, Shqiperia e fundit ne Europe

16/04/2009 08:55

Me shume se 2 vjet pas nismes pompoze te qeverise te pagezuar me emrin “Shqiperia ne Moshen e Internetit” nje raport i institutit te njohur gjerman GFK e rendit vendin tone te fundit ne Evrope per perdorimin e internetit.

Vetem 1% te popullsise shqiptare perdor rregullisht internetin, thote raporti i GFK-se. Norma e perdorimit te internetit ne Shqiperi, eshte me dhjetera here me e ulet se ajo e vendeve te tjera te Bashkimit Evropian dhe disa here me e ulet se ajo e vendeve te rajonit. Qeveria shqiptare e vendosi futjen e internetit ne mase te gjere si nje prioritet absolut te sajinn ne vitin 2006.

Por realiteti sot, megjithese kane kaluar dy vjet nga premtimi i Berishes, nuk ka ndryshuar thuajse aspak nga ajo kohe. Tarifat per nje lidhje interneti mbeten shume te larta, ndersa cilesia e sherbimit ne standarde, e dobet. Sipas INSTAT-it, vetem 1,5% e familjeve shqiptare kane te instaluar internetin ne shtepite e tyre dhe vetem 33,7% e familjeve qe kane nje linje telefoni fiks, disponojne edhe lidhje te internetit ne banese.

Islandezet dhe skandinavet, sipas raportit te GFK-se, jane individet me perdorimin me te larte te internetit ne Evrope.

Top Channel