Taksat, PS kunder qeverise

15/04/2009 15:35

Partia Socialiste shpreh edhe njehere shqetesim per rritjen e takes ndaj biznesit te vogel me 10% dhe i kujton qeverise se ne vitin 2005 premtoi pergjysmimin e tyre nga 3 ne 1.5 %.

“Bisnesi i vogel qe eshte edhe baza e ekonomise shqiptare u mashtrua per efekte elektorale per pergjysmim taksash, nderkohe qe barra iu shtua duke paguar njesoj si bizneset e medha”, u shpreh deputeti socialist, Shpetim Idrizi.

Duke nenvizuar se biznesi i vogel eshte sektori me i madh i te punesuarve dhe vetepunesuarve, deputeti Shpetim Idrizi i referohet edhe disa politikave fiskale sipas tij jo te drejta.

“Kjo qeveri me vendimet e saj, apo me udhezime ministrash, ju cakton ketyre bizneseve pagen referuese, numrin e punetoreve dhe kur ata jane te vetepunesuar, duke i taksuar rishtas per sigurimet shoqerore dhe tatimit mbi pagat, nje takse tjeter kjo e rritur nga Qeveria nga 1 % ne 10 %”, u shpreh Idrizi.

PS, i sygjeron qeverise t’i kthehet parimit kryesor te administrimit fiskal, vetedeklarimit ndersa thote se pas 28 qershorit nese vjen ne pushtet, do t’i jape fund praktikave ligjore antifiskale dhe korruptive.

Top Channel