Sulmohet nga pitoni, e kafshon per te shpetuar

15/04/2009 15:05

Ka zgjatur me shume se nje ore beteja e nje burri nga Kenia me nje gjarper piton, qe e sulmoi papritur. Fermeri Ben Nyaumbe ishte duke gatuar dreken kur ka pare mes kembeve nje gjarper kater metra te gjate.

Per t’u mbrojtur nga grabitqari atij i eshte dashur edhe ta kafshoje. “Kur gjarpri u mbeshtoll rreth pjeses se siperme te trupit, m’u desh ta kafshoja”, tregoi ai. Ngjarja ndodhi ne nje ferme prane Malindit disa dite me pare.

Sipas te perditshmes keniane “Nation”, beteja nga shtepia eshte zhvendosur ne nje peme, ku zvarraniku e kishte terhequr burrin. Pas shume perpjekjesh fermeri arriti te kerkoje ndihme duke perdorur celularin dhe shpetoi.

Top Channel