Meta: Te shqetesuar per pajisjen me karta

15/04/2009 18:50

Kryetari i LSI, Ilir Meta, ne nje interviste per VOA ka shprehur shqetesimin e partise se tij per procesin e pajisjes se qytetareve me karta identiteti.

Meta ka theksuar se pajisja e shqiptareve me leternjoftime eshte nje proces shume i rendesishem, duke qene se e drejta e votes duhet te garantohet per cdo qytetar.

“Na vjen keq qe ne Shqiperi ka nje debat te forte dhe real per nje element thelbesor persa u takon zgjedhjeve, qe ka te beje me garantimin e se drejtes per cdo qytetar. LSI ka theksuar prej kohesh, qe me miratimin e Kodit Elektoral, se ky proces kerkon shume kohe. Ekziston rreziku i pamundesise per te votuar per 700 mije qytetare qe jane pa pasaporte dhe qe nuk kane marre karten e identitetit. Kjo mbetet dicka teper shqetesuese”, ka deklaruar Meta.

Sipas tij, eshte qeveria qe kesaj ceshtjeje duhet t’i jape zgjidhje, por edhe opozita qe duhet te luaje rolin e saj pasi deshtimi i procesit zgjedhor do te kishte pasoja te renda per Shqiperine.

“Duhet qartesi nga qeveria por edhe nga opozita. Qeveria duhet t’i jepte kartat falas per disa kategori dhe me lehtesime per disa te tjera. Kjo eshte nje loje politike qe minon kredibilitetin e procesit. Deshtimi i zgjedhjeve te 28 qershorit do te ishte nje deshtim i madh edhe per faktin se jemi nje vend anetar i NATO-s”, ka pohuar Meta.

Me tej kreu i LSI ka rikonfirmuar synimin e tij qe ne rast fitoreje ne zgjedhjet e 28 qershorit te beje koalicion me PS.

“Raporti i LSI dhe i imi personalisht me PS eshte dicka shume e rendesishme, se sa me cilindo individ qe perfaqeson PS. Ne baze te ketij sistemi elektoral eshte e pamundur qe nje parti te kete e vetme shumicen. Nese nuk do te kemi shumicen absolute, ne do te bejme koalicion me PS”, ka shtuar Meta.

Top Channel