Inspektoret sanitare te Autoritetit Shendetesor Rajonal te Tiranes kane marre vendim per mbylljen e 8 klinikave dentare private. Kjo per arsye te mungeses se licences per ushtrim te aktivitetit shendetesor.
Kontrollet per licencimin dhe rilicencimin e klinikave dentare nisen ne muajin dhjetor 2008. Bazuar ne ligjin perkates, te gjithe personat fizike dhe juridike, qe ushtrojne veprimtarine ne sherbimin shendetesor stomatologjik, ne rast te mospajisjes me licence per ushtrimin e aktivitetit, perballen me gjoben 50 mije leke dhe me nderprerje te veprimtarise, deri ne plotesimin e dokumentacionit sipas legjislacionit.
Urdhri i Mjekeve ka dhene alarmin se rreth 1/3 e klinikave dentare private nuk plotesojne standardet per te ofruar sherbim stomatologjik.
Top Channel