Nje vrasje per motive te dobeta ka tronditur qytetin e Korces kur nje 23-vjecar ka gjetur vdekjen gjate nje perleshjeje mes dy grupeve te rinjsh.
Policia konfirmon se nje i ri ka vdekur dhe dy persona te tjere jane plagosur nga goditjet me grushta dhe mjete te forta.
Viktima Elis Spaho nga Korca eshte qelluar disa here me thike duke gjetur vdekjen e menjehershme. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 2.00 te mengjesit te sotem gjate nje feste tek Klubi i Studenteve prane konviktit te universitetit.
Dy grupe te rinjsh jane perleshur mes tyre ne oborrin para klubit ndersa policia konfirmon se sherri ka ndodhur per motive banale. Nga ana e policise jane shoqeruar disa persona nderkohe qe eshte bere identifikimi i autorit, i cili eshte larguar nga vendi i ngjarjes. Burimet e policise kane thene se kane shpallur ne kerkim autorin e ketij krimi te rende.
Top Channel