Filmimi i numerimit te votave, 1,5 milione euro

15/04/2009 08:30

Afro 1.5 milione euro do t’i kushtoje KQZ-se monitorimi i numerimit te votave. KQZ ka perzgjedhur firmen qe do te garantojne procesin e regjistrimit me kamera te numerimit te votave.

R&T, nje kompani shqiptare eshte firma qe eshte perzgjedhur nga drejtoria perkatese brenda Komisionit Qendror te Zgjedhjeve me nje vlere prej aferisht 1.5 milione euro.

Pritet qe sot anetaret e komisionit te njihen me perzgjedhjen e drejtorise, emrat e kompanive te tjera qe kane aplikuar, ofertat e tyre dhe mbi c‘kritere eshte bere perzgjedhja.

Anetaret dhe perfaqesuesit e partive politike kane pare nga afer se si do te funksionoje demonstrimi i fletes se votimit permes nje kamere ne nje monitor. Ndersa anetaret e opozites, sidomos perfaqesuesit e opozites e konsideruan proven si te pranueshme ata mbeten serish skeptike per funksionimin 100% te ketij procesi. Problem duket se do jete koha qe do te duhet per te verifikuar ne kamera cdo flete votimi.

Vendosja e kamerave ne qendrat e numerimit te votave eshte nje risi ne keto zgjedhje. Sanksionimi i tyre ne Kodin Zgjedhor e detyroi KQZ qe te marre masat per te mundesuar funksionimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA