Fier, nis regjistrimi i popullsise

15/04/2009 08:40

Ka nisur procesi i regjistrimit te popullsise ne cdo banese fierake. Permes ketij procesi synohet te zgjidhet problemi i sistemit te adresave, qe mbetet shqetesim per qytetin e Fierit.

Mesohet se ne te gjithe qytetin jane shperndare 20 grupe pune, te cilet do te operojne ne terren. Ndarja e tyre eshte bere sipas kater rajoneve qe regjistron Bashkia e Fierit.

Krijimi i grupeve te punes eshte bere jo vetem ne baze te ndarjes administrative te qytetit, por edhe per te kryer procesin e regjistrimit, si dhe shperndarjen e adresave te sakta per cdo qytetar.

Problem per qytetin e Fierit mbetet mungesa e sistemit te adresave. Shume rruge jane ende te paemertuara, duke u bere problem per zyrat postare, nderkohe projektet e meparshme qe kane synuar vendosjen e sistemit te adresave kane deshtuar per shkak te mungeses se fondeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA