Kryetari i ERE-s, Bujar Nepvravishta foli per mundesine e rritjes se cmimit te energjise pas privatizimit te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes.
Sipas tij, heqja e TVSH-se per faturat e konsumatoreve eshte ne dore te qeverise. Nje dite me pare ekspertet e Bankes Boterore sqaruan se ne pagesen e energjise, nje ne 5 leke i shkon shtetit dhe jo kompanise, ndaj eshte ne dore te ekzekutivit per te vendosur ta heqe ate ose jo.
Banka Boterore parashikon qe cmimi i energjise te rritet nga 9 deri ne 15 perqind, ne varesi te tregut nderkombetar, cka do te reflektohet direkt te konsumatoret.
PSD:Te mbrohet konsumatori
Partia Socialdemokrate reagon per mundesine e rritjes se cmimit te energjise. Nenkryetari Pajtim Bello akuzoi qeverine se me marreveshjen me kompanine ceke, po demton konsumatorin.
“Qellimi i privatizimit te OSSH-se duhet te jete permiresimi i menaxhimit te kompanise dhe jo penalizimi i shqiptareve”, u shpreh Bello.
Top Channel