Burg perjete dhe 50 vite te tjera heqje lirie per tre vellezer.
Nen masa te larta sigurie eshte mbyllur rigjykimi i ceshtjes penale ndaj Kastriot, Arben dhe David Gjokeas, te akuzuar per vrasjen ne bashkepunim te dy personave, mes te cileve nje i mitur, plagosjen e nje te treti dhe armembajtje pa leje.
Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Shpetime Pitaku, ka dhene vendimin, duke i dhene fund nje gjyqi maratone qe ndodhej ne dyert e gjykatave qe prej tre vjetesh. Ndaj David Gjokese, i cili gjykohej ne mungese, eshte dhene denimi burg perjete. Nderkaq, gjykata vendosi te shpalle fajtore per vrasje ne rrethana te tjera cilesuese edhe dy vellezerit e tjere, duke i denuar me 25 vjet heqje lirie secilin.
Dhenia e vendimit eshte shoqeruar me pakenaqesi nga familjaret e vellezerve Gjokea, qe ndodheshin ne salle dhe qe ishin kryesisht gra te familjes dhe te aferm te tyre.
Top Channel