Vezet e Pashkeve, ceremoni ne Shtepine e Bardhe

14/04/2009 09:10

Ne oborrin e Shtepise se Bardhe u zhvillua ceremonia e mbledhjes se vezeve te Pashkeve, nje tradite e vendosur qe nga vitit 1878.

Zonja e pare Michelle Obama, u beri thirrje njerezve qe te bejne nje jete me me shume aktivitete fizike per te miren e shendetit te tyre.

Familja Obama, zevendespresidenti Joe Biden me te shoqen dhe lepurushi i Pashkeve dolen para turmes per te qene se bashku ne kete ceremoni interesante.

“Rezidenca e presidentit eshte shtepia e popullit”, u shpreh Obama.

Ylli i muzikes, Fergie hapi ceremonine me himnin amerikan, duke elektrizuar te gjithe pjesemarresit.
Femijet paten raste te shihnin kopshtin e Shtepise se Bardhe dhe me pas te kryenin rrokullisjen tradicionale te vezeve.

Top Channel