Ministria: Jane prodhuar mbi 403 mije karta

14/04/2009 15:25

Ministria e Brendshme ka deklaruar se numri i aplikanteve per te marre kartat e identitetit i ka kaluar 500 mije. Sipas zedhenesit te kesaj Ministrie, jane prodhuar 404 mije leternjoftime elektronike.

“Kane aplikuar deri me tani mbi 500 mije qytetare, jane prodhuar 403 744 leternjoftime elektronike, nga te cilat 306 560 jane derguar ne zyrat e shperndarjes. Prane zyrave perkatese jane derguar te gjitha leternjoftimet per aplikimet deri me 31 Mars. Njekohesisht u bejme thirrje qytetareve qe kane aplikuar, te paraqiten prane ketyre zyrave per te terhequr leternjoftimet”, njoftoi zedhenesi i Ministrise.

Nderkohe qe Ministria e Brendshme ne komunikim e fundit zyrtar ne lidhje me numrin e aplikanteve ne daten 1 prill kishte njoftuar se kompania koncensionare kishte prodhuar 293 mije leternjoftime.

Ne 12 ditet e para te ketij muaji jane prodhuar 120 mije karta, mesatarisht 10 mije ne dite, 5 mije me pak nga sa ishte premtuar deri me tani, cka tregon edhe numrin e vogel te aplikanteve ne fillimin e prillit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA