Kreu i G99 viziton qytetin e Kukesit
14/04/2009 21:45
Erjon Veliaj i G99 vizitoi disa familje ne nevoje ne Kukes, te cilat banojne ne godinen e ish-Drejtorise se pergjithshme te pyjeve.
Nje godine e rrezikshme, catia e se ciles rrezikon te bjere. Ne nje familje, ku mamaja punon pastruese, femijet 10 dhe 12 vjec e shoqerojne cdo nate per ta ndihmuar, nderkohe qe ne shkolle rezulton se jane nga nxenesit me te mire.
“Keta nuk jane femije politikanesh, ndoshta nuk kane mbiemrin e duhur. Nese ke mbiemrin Berisha dhe Balliu ke me shume lehtesi”, eshte shprehur Veliaj. Me pas kreu i G99 u takua ne qender te qytetit me nje grup te rinjsh.
Top Channel