Partia Socialiste i kerkon kryeministrit Sali Berisha te mos komplikoje procesin e pajisjes me karta identiteti, por te jape zgjidhjen e duhur.
“Berisha po anashkalon ceshtjen themelore, ate te pamundesise ekonomike per pagesen fillestare te leternjoftimit dhe po ofron skema qe vetem e veshtiresojne procesin”, u shpreh nensekretari i Ceshtjeve Ligjore ne PS, Damian Gjiknuri.
Socialistet theksojne se nese nuk ka zgjidhje brenda muajit prill, atehere procesi quhet i deshtuar.
“Nese nuk ndermerret nje ndryshim radikal ne lidhje me politiken e pajisjes se shtetasve me leternjoftime brenda muajit prill, procesi perfundimisht deshton dhe bashke me te edhe cdo grimce legjitimiteti per zgjedhjet”, u shpreh Gjiknuri.
Top Channel