Partia Socialiste ka dhene alarmin se procesi i pajisjes se shtetasve me leternjoftime ka hyre ne nje faze kritike, duke vene seriozisht ne rrezik zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme ne 28 qershor. (UPDATE)
Damian Gjiknuri, nje nga ekspertet socialiste deklaroi se kryeministri Berisha duhet t’i jape nje zgjidhje ceshtjes brenda muajit prill, ne te kundert, procesi mund te quhet i deshtuar, me pasoja te pariparueshme per standardin e zgjedhjeve.
PS, e cila ka ne fokusin e saj kryesor pajisjen e shtetasve me leternjoftime elektronike, tha se ky proces ka hyre ne nje faze kritike.
“Nese nuk ndermerret nje ndryshim radikal ne lidhje me politiken e pajisjes se shtetasve me leternjoftime brenda muajit prill, procesi perfundimisht deshton dhe bashke me te edhe cdo grimce legjitimiteti per zgjedhjet”, u shpreh Gjiknuri.
Zyrtari i PS, zoti Gjiknuri argumetoi se propozimet e nje dite me pare te kryeministrit ne lidhje me procesin e pajisjes se shtetasve me leternjoftime elektronike konfirmojne ekzistencen e problemit, por nuk zgjidhin problemin u shpreh ai.
“Berisha po anashkalon ceshtjen themelore, ate te pamundesise ekonomike per pagesen fillestare te leternjoftimit dhe po ofron skema qe vetem e veshtiresojne procesin”, u shpreh nensekretari i Ceshtjeve Ligjore ne PS, Damian Gjiknuri.
PS, i kujtoi kryeministrit se si qeveri e nje vendi anetar te NATO-s do ta linte menjane demagogjine dhe do te perballej me realitetin problematik sepse zgjidhja i perket gjithe shqiptareve.
Socialistet po i meshojne faktit se duhen masa radikale per pajisjen e shtetasve me leternjoftime elektronike, per te shpetuar zgjedhjet nga deshtimi i sigurt.
Top Channel