Firma qe ndertoi Gerdecin

14/04/2009 19:50

Kompania “Trans Diging Construction”, bashkepronar i te ciles eshte edhe Mihal Delijorgji, ka qene aktive dhe madje ka qene ajo qe ka ndertuar edhe kantierin e demontimit te predhave ne Gerdec.

Pak dite pas publikimit te lajmit se kjo kompani nuk eshte vene ende nen sekuestro dhe reagimit te prokurorise per te hetuar edhe ndaj Qendres Kombetare te Regjistrimit per fshehje te saj, dokumente te tjera behen publike.

Ato tregojne se Prokuroria e Pergjithshme ka qene ne dijeni te firmes “Trans Diging Construction”, e cila ishte ne pronesi te Delijorgjit dhe kater ortakeve te tjere.

Oficeret e policise gjyqesore kane sekuestruar gjate kohes se hetimeve nje dokument, i cili i dergohej gjeneralit Shpetim Spahiu, ku vihej dijeni se kjo firme kishte filluar punimet per te ndertuar punishten e demontimit te armeve ne Gerdec.

Shkresa me numer 1207 dhe qe ben fjale per nisjen e ketyre punimeve ndodhet ne procesverbalin e mbajtur nga dy oficere te policise gjyqesore, te cilet e kane sekuestruar ate si prove materiale per hetimet.

Grupi i hetimit, edhe pse firma ne fjale ishte ndertuese e punishtes, nuk kreu asnjehere hetime per te, edhe pse Delijorgji ishte pronar me nje te pesten e aksioneve te saj.

Zyrtarisht Prokuroria e Pergjithshme nuk kthen asnje pergjigje ne lidhje me kete fakt edhe pse kohe me pare ia kishte hedhur teresisht fajin QKR-se.

Pervec Mihal Delijorgjit, i cili ishte ne paraburgim, asnje nga kater pronaret e tjere te kesaj firme nuk u therrit gjate hetimeve nga prokuroria per te pyetur ne lidhje me ndertimet e punishtes se demontimit ne Gerdec, nderkohe qe firma rezultonte ende e pa sekuestruar.

Top Channel