2500 karta identiteti jane shperndare gjithsej brenda javes ne Bashkine e Fierit. Kjo shifer eshte konsideruar e ulet dhe procesi i aplikimit konsiderohet se po ecen me ritme te ngadalta.
Jane me dhjetera qytetare qe kane aplikuar prej me shume se nje muaji, por nuk jane pajisur ende me leternjoftimet e reja. Nderkohe, prefekti i Fierit, Shahin Bejdaj, thote se i ka bere nje kerkese Ministrise se Brendshme, ku i kerkon dergimin e nje sasie tjeter kartash identiteti.
Pavaresisht afatit perfundimtar te aplikimeve, per ata shtetas qe nuk kane mjet identifikimi ka shume zvarritje. Pas dy ditesh “black-out” per shkak te nderprerjeve te internetit dhe mungeses se pullave te certifikatave, jane rikthyer radhet e gjata dhe oraret e zgjatura te punonjesve te zyrave te aplikimit.
Top Channel