Energjia, pritet rritje cmimesh

14/04/2009 15:35

Banka Boterore ka zbardhur ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise disa detaje te pjesshme te privatizimit delikat dhe te shumedebatuar te OSSH-se.

Pjesa me e rendesishme ka qene ajo se si do te ndryshojne cmimet e energjise per konsumatoret pasi kjo kompani te kaloje tek privati.

“Nese cmimet e energjise ne tregun nderkombetar do te qendrojne ne nivelet aktuale, ne parashikojme qe rritja e tarifave ne vitin 2010 te jete 8 deri ne 9 per qind. Por nese cmimet do te rriten serish ne nivelet e vitit te kaluar atehere rritja per konsumatoret mund te jete deri ne 15 per qind”, u shpreh kryeekonomisti i Bankes Boterore, Demetrios Papathanasiou.  

Enti Rregullator do te ndermarre ne shtator nje studim te hollesishem mbi bazen e te cilit do te percaktohet edhe rritja e tarifave. Por pasigurite qe mbart privatizimi dhe efektet qe rritja e cmimeve mund te kete per konsumatoret, e kane nxjerre Banken Boterore ne nje propozim te papritur.
 
“Kur njerezit paguajne faturat e energjise eshte shume e rendesishme te kuptohet se nje ne 5 leke qe paguhet eshte tatim mbi vleren e shtuar, qe i shkon shteti dhe jo kompanise. Ky eshte nje argument politik dhe eshte ne doren e qeverise te vendose per te”, theksoi Papathanasiou.

Perfaqesuesi i bankes i ka dhene pergjigje edhe argumentave te deputeteve te mazhorances, te cilet pretendojne se ulja e TVSH-se per energjine do te kundershtohet nga FMN-ja.

“Mendoj qe FMN nuk ka nje marreveshje aktualisht me qeverine shqiptare keshtu qe ju mund te beni shume gjera qe deshironi”, shtoi Papathanasiou.

Aktualisht OSSH-ja kontrollon vetem 68 per qind te energjise qe hidhet ne rrjet, pjesa tjeter vidhet dhe nuk paguhet.

Ceket kane marre persiper qe brenda 5 vjeteve permes uljes se humbjeve te vene nen kontroll 85 per qind te energjise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA