Gjykata Kushtetuese shtyn per ne 7 maj seancen ku do te shqyrtohet kerkesa e 28 deputeve per ligjin e Dosjeve.
Vendimi u mor pas kerkeses se Partise Socialiste, e cila njoftoi mungesen e perfaqesuesve ligjore te saj.
Nderkohe, Gjykata rrezoi pretendimin e perfaqesuesve te Kuvendit per konflikt interesit te trupit gjykues lidhur me ceshtjen e Ligjit per pastertine e figures se zyrtareve.
Per Ligjin e Lustracionit, Shoqata e Prokuroreve dhe Komiteti i Helsinkit kerkojne anulimin e tij, pasi jane verejtur shkelje te renda dhe parimeve te Kushtetutes.
Kerkesa e 28 deputeteve te kuvendit konsiston ne shpalljen si te papajtueshem me Kushtetuten, ligjin per pastertine e figures se funksionareve te larte te administrates publike dhe te te zgjedhurve.
Ne kete kerkese, deputetet e kuvendit kerkojne pezullimin e zbatimit te ketij ligji. Aktualisht ligji, edhe pse i miratuar nuk mund te zbatohet per shkak te nje vendimi te meparshem te kesaj gjykate per ta pezulluar ate.
Top Channel