Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin e kerkeses se 28 deputeteve per ligjin e Dosjeve.
Partia Socialiste kerkoi shtyrjen e seances pasi mungonin perfaqesuesit e saj ligjore. Pritet qe Gjykata te vendose per kerkesen e PS-se.
Per ligjin e Lustracionit, Shoqata e Prokuroreve dhe Komiteti i Helsinkit kerkojne anulimin e tij, pasi jane verejtur shkelje te renda dhe parimeve te Kushtetutes.
Kerkesa e 28 deputeteve te kuvendit konsiston ne shpalljen si te papajtueshem me Kushtetuten, ligjin per pastertine e figures se funksionareve te larte te administrates publike dhe te te zgjedhurve.
Ne kete kerkese, deputetet e kuvendit kerkojne pezullimin e zbatimit te ketij ligji. Aktualisht ligji, edhe pse i miratuar nuk mund te zbatohet per shkak te nje vendimi te meparshem te kesaj gjykate per ta pezulluar ate.
Top Channel