Demshperblimi ne Gerdec, 22 milione leke deme

14/04/2009 08:25

Prokuroria e Tiranes ka gjetur 22 milione leke dem nga gabimet e demshperblimeve ne fshatin Gerdec.

Abuzimet me detyren, por edhe ankesat e banoreve kane detyruar prokurorine te hape hetimet per Komisionin e Vleresimit te Demeve, te shkaktuara nga tragjedia e 15 marsit 2008. Burime zyrtare te prokurorise se kryeqytetit, bene te ditur se kane perfunduar hetimet per pese anetaret e Komisionit te Vleresimit te Demeve ne fshatin Gerdec.

Sipas grupit te hetimit, anetaret e komisionit dyshohen se kane abuzuar me detyren, gjate procesit te verifikimit dhe vleresimit te demeve materiale qe kane pesuar banoret e fshatit Gerdec. Pese anetaret e komisionit te vleresimit dyshohen se ne dhjetera raste i kane dhene dy here para te njejtit person, nderkohe qe ka raste te tjera kur te demtuarit jane perjashtuar nga demshperblimi.

Te peste anetaret e komisionit te vleresimit po ndiqen ne gjendje te lire, ndersa po mbikeqyret i gjithe procesi i vleresimit ne fshatrat Gerdec dhe Marqinet. Sipas banoreve, neper dokumente rezulton qe pjesa me e madhe e materialeve te shkaterruara nuk jane perfshire ne listen e demshperblimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA