Centrali berthamor, marreveshja ne prill

14/04/2009 15:50

Shqiperia e Kroacia do te firmosin kete muaj marreveshjen per ndertimin e centralit berthamor ne Shkoder.

Te pakten keshtu shkruhet faqen e internetit te gazetes “Wall Street Italia”.

Centrali do te ndertohet nga kompania kroate “Hrvastka Hrvatskoj” dhe do te kushtoje 4 miliard euro.

Por, jo te gjithe jane dakord. Mali i Zi kundershton fort projektin per shkak te rrezikshmerise qe ai paraqet, duke qene fare prane kufirit.

Vete kryeministri kroat Ivo Sanader pati deklaruar disa kohe me pare qe vendi i tij eshte i interesuar per pjesemarrjen e Bosnje-Hercegovines dhe Malit te Zi ne realizimin e projektit ne territorin shqiptar, por Podgorica e ndalon me ligj ndertimin e centraleve berthamore.

Ne muajin mars ishte revista kroate “Globus”, e cila zbuloi marreveshjen e fshehte qe beri kryeministri shqiptar Berisha gjate vizites se tij ne shkurt ne Kroaci.

Berisha i pati propozuar homologut Sanader, ndertimin e nje centrali berthamor, ku Shqiperia ofronte territorin, ndersa Kroacia ekspertet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA